Filmi i animuar kinez "Ne Zha" vazhdon suksesin në Amerikën Veriore

2019-09-11 09:26:20 CRI Komenti juaj Printoni

Filmi i animuar kinez "Ne Zha" po vazhdon të ketë sukses në ShBA.

"Ne Zha", që është bërë filmi i animuar me të ardhurat më të larta nga shitja e biletave në Kinë, ka fituar mbi 800 mijë dollarë amerikanë në fundjavën e 2-të të shfaqjes në Amerikën Veriore.

Në këtë film tregohet për një hero të vogël nga legjendat e lashta dhe veprat klasike kineze, si "Udhëtim për në Perëndim".

Filmi po shfaqet në kinematë 3D IMAX në ShBA dhe Kanada.

Ai ka fituar afro 1.5 milionë dollarë amerikanë nga shfaqja në 66 kinema në Amerikën Veriore në premierën e tij në fundjavën e fundit të gushtit.

Parashikohet që filmi do të sigurojë 10 milionë dollarë në Amerikën Veriore nga shitja e biletave.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore