Kryeministri kinez shkëmben mendime mbi tregtinë me sipërmarrësit amerikanë

2019-09-11 10:24:38 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang u takua në Pekin të martën me një delegacion amerikan, duke shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet tregtare kino-amerikane.

Delegacioni përbëhej nga sipërmarrës dhe disa ish-zyrtarë amerikanë të nivelit të lartë.

Kryeministri Li theksoi se gjatë 40 vjetëve të fundit, të dy vendet kanë qenë dëshmitare të përparimit të lidhjeve ekonomike e tregtare me përfitime të përbashkëta.

Ai u shpreh që të dy palët duhet të ndjekin parimet e barazisë e respektit të ndërsjellë e të gjejnë një bazë të përbashkët.

Kryeministri theksoi po ashtu se Kina do të hapet më shumë ndaj botës së jashtme.

Sipërmarrësit amerikanë vunë në dukje nga ana e tyre se kompanitë amerikane po i shikojnë fërkimet e tanishme tregtare midis dy palëve nga një perspektivë afatgjatë dhe i kundështojnë veprimet që dobësojnë marrëdhëniet ekonomike me Kinën.

Ata gjithashtu shprehën shpresën e tyre që në konsultimet ekonomiko-tregtare dypalëshe do të arrihet sa më parë një marrëveshje.

Mrekulli
Lajmet Kryesore