Presidenti i "Microsoft"-it: Qeveria amerikane e trajton "Huawei"-n padrejtësisht

2019-09-11 10:22:47 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti dhe kryezyrtari ligjor i kompanisë "Microsoft" Brad Smith u tha mediave amerikane se trajtimi nga qeveria amerikane ndaj kompanisë "Huawei" është i padrejtë. "Microsoft"-i u ka kërkuar rregullatorëve amerikane që të shpjegojnë veprimet e tyre.

Në një intervistë për "Bloomberg Businessweek" ditët e fundit, Smith tha se qeveria amerikane nuk ka vërtetuar plotësisht se veprimi i ndërmarrë ndaj kompanisë kineze ishte i arsyeshëm. Qeveria amerikane nuk duhet t'i ndërmarrë këto veprime pa "fakte të forta, logjikë dhe sundimin e ligjit", vuri në dukje ai.

"T'i thuash një kompanie teknologjike se mund t'i shesë produktet e veta, por jo të blerë sisteme operative ose mikroçipa, është si t'i thuash një kompanie hotelerie se mund të hapë biznesin, por nuk mund të vendosë një shtretër në dhomat e hotelit ose të ofrojë ushqim në restorantin e tij," u shpreh Brad Smith.

"Nuk mund të bëhesh një udhëheqës global i teknologjisë nëse nuk mund ta çosh teknologjinë tënde në botë. E vetmja mënyrë për të menaxhuar teknologjinë globale është që qeveritë e vendeve të ndryshme të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën," shtoi ai.

Që nga maji, Departamenti i Tregtisë i ShBA-së e ka përfshirë "Huawei"-n dhe më shumë se 100 degë të kësaj kompanie në të ashtuquajturën "Listë të subjekteve".

Agjencia e lajmeve "Reuters" citoi në fund të gushtit burime sipas të cilave Departamenti i Tregtisë i ShBA-së ka marrë më shumë se 130 kërkesa për leje për të furnizuar "Huawei"-n, duke përfshirë "Google", "Qualcomm", "Intel" dhe kompani të tjera të teknologjisë. Por deri më tani, asnjë nga këto kompani nuk ka marrë leje nga Departamenti i Tregtisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore