Parlamenti britanik pezullon punën, pas votimit kundër zgjedhjeve të parakohshme

2019-09-11 10:09:02 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri britanik Boris Johnson dështoi përsëri në përpjekjet për të organizuar zgjedhje të parakohshme, pas një votimi që u zhvillua në orët e para të mëngjesit të së martës. Kjo është humbja e gjashtë e kreut të qeverisë britanike në parlament për ditën e gjashtë me radhë.

Pas rezultatit të votimit, Johnson-i tha se ishte i angazhuar për ta nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga Bashkimi Evropian në fund të tetorit, por shtoi se do të përpiqej "për të arritur një marrëveshje në interesin kombëtar, në përgatitje për t'u larguar pa një marrëveshje".

Me kërkesën e kryeministrit, parlamenti është pezulluar deri më 14 tetor, ndërprerja më e gjatë e punimeve të parlamentit që nga vitet '30. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore