Britani, Parlamenti detyron qeverinë të publikojë dokumentet mbi Brexit

2019-09-10 10:50:24 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësi i Partisë Laburiste në opozitë Jeremy Corbyn tha se mirëpret rezultatin e një votimi që ligjvënësit britanikë të publikojnë dokumente mbi planin e një Brexit pa marrëveshje.

Votimi është i detyrueshëm dhe i kërkon qeverisë të publikojë shkëmbimet mes përgjegjësve mbi planin e tyre kontrovers për të pezulluar Parlamentin.

Mocioni u kundërshtua nga ministrat që kanë shqetësime për qëllimin e dokumenteve të kërkuara.

Corbyn solli gjithashtu mocionin e tij para Parlamentit, pasi kryeministri Boris Johnson dhe ministrat e lartë hodhën dyshime nëse qeveria do të pajtohej me një projektligj për të parandaluar Brexit-in pa marrëveshje.

Si pjesë e projektligjit, i cili është miratuar në ligj nga Mbretëresha Elizabeth, qeveria duhet të kërkojë një zgjatje të afatit të 31 tetorit për daljen nga BE-ja.

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore