Guvernatori i BSH: Zhvillimi ekonomik i vendit mbetet pozitiv (ATSH)

2019-09-10 09:36:38 CRI Komenti juaj Printoni

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga Zsuzsanna Hargitai, drejtore Rajonale për Ballkanin Perëndimor dhe Matteo Colangeli, përfaqësues i BERZH-it për Shqipërinë.

Guvernatori bëri një pasqyrë të zhvillimeve ekonomike dhe financiare në vend. Ai theksoi se pavarësisht luhatjeve që vijnë nga sektorë të caktuar, zhvillimi vendit mbetet në një trend pozitiv, duke siguruar rritje të punësimit, përmirësim të shëndetit financiar të sektorit publik dhe privat, si dhe një trend rritjeje të presioneve të brendshme inflacioniste.

Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko konstatoi se Banka e Shqipërisë ndan opinion të njëjtë më BERZH mbi sfidat e zhvillimit të vendit, duke e vënë theksin në mënyrë prioritare në nevojën e rritjes së produktivitetit dhe të aftësive manaxheriale në ekonomi, në nevojën e përmirësimit të gjithanshëm të infrastrukturës dhe të klimës së biznesit, si dhe në nevojën e mbështetjes së zhvillimit të sektorëve të cilët ofrojnë potenciale ende të pashfrytëzuara zhvillimi, si turizmi, energjia, dhe agroindustria. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore