Talibani: Anulimi i negociatave të paqes nga Trumpi, dëm më i madh për ShBA-në

2019-09-10 09:37:09 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Donald Trump anuloi një takim sekret me krerët e talibanit që parashikohej të ndodhte të dielën në Camp David.

Trump-i tha se anulimi erdhi për shkak të një sulmi vdekjeprurës për të cilin talebanët morën përsipër përgjegjësinë, ku humbi jetën një ushtar amerikan.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u shpreh se tani për tani bisedimet janë mbyllur dhe ShBA-ja po tërheq të dërguarin e posaçëm.

Ndërsa Talibani reagoi përmes një deklarate se "amerikanët do të vuajnë më shumë se të gjithë të tjerët" për shkak të vendimit të Trump-it për anulimin e negociatave. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore