Moskë, seminar mbi marrëdhëniet Rusi-Kinë

2019-09-10 16:52:32 CRI Komenti juaj Printoni

Në kryeqytetin e Rusisë Moskë është zhvilluar një seminar mbi marrëdhëniet ruso-kineze në epokën e re, me rastin e 70-vjetorit të vendosjes së lidhjeve diplomatike midis dy vendeve.

Pjesëmarrësit në seminar përfshinin diplomatë, studiues dhe ekspertë nga të dy vendet.

Alexander Lomanov, kryestudiues në Institutin e Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare "Primakov" pranë Akademisë së Shkencave të Rusisë, vuri në dukje:

"Epoka e re e marrëdhënieve ruso-kineze kërkon një bashkërendim më të ngushtë dhe unitet midis dy vendeve. Të dy palët duhet t'i japin njëra-tjetrës mbështetje më të madhe në çështjet madhore ndërkombëtare dhe duhet të forcojnë bashkëpunimin ekonomik e njerëzor."

Ndërsa profesori në Departamentin e Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Jashtme ruse Alexander Semenov vëren:

"Marrëdhëniet Kinë-Rusi janë zhvilluar me shpejtësi. Besimi i ndërsjellë politik midis dy krerëve të shteteve i ka bërë marrëdhëniet dypalëshe më të afërta. Për sa i përket ekonomisë, vëllimi i tregtisë midis dy vendeve mund të arrijë në 100 miliardë dollarë amerikanë këtë vit. Nga ana kulturore, të dy palët kanë zhvilluar një varg veprimtarish në 'Vitin e shkëmbimeve', duke përfshirë Forumin e Mediave Rusi-Kinë dhe aktivitetet në vitin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve mes pushteteve vendore të Kinës e Rusisë."

Ekspertët rusë vlerësuan lart arritjet e Kinës në 70 vjetët e fundit, duke shtuar se rruga e zhvillimit të Kinës është një shembull i mirë për t'u ndjekur nga vendet e tjera në zhvillim.

Mrekulli
Lajmet Kryesore