Kinë, festohet Dita e 35-të e Mësuesit

2019-09-10 11:19:38 CRI Komenti juaj Printoni

E marta është Dita e 35-të e Mësuesit në Kinë. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Arsimit, pas krijimit të kësaj dite, numri i mësuesve në Kinë është shtuar me rreth 80%, të ardhurat e mësuesve janë shtuar dukshëm dhe tani niveli i pagave të mësuesve renditen në vendin e 7-të ndër 17 sektorët kryesorë të vendit.

Mësuesi Fei Haiming në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës ka punuar për mbi 30 vjetë. Sipas tij, vitet e fundit kushtet e mësimit të nxënësve dhe të ardhurat e mësuesve janë përmirësuar dukshëm:

"Tani kushtet e punës për mësuesit janë më të mira, pagat janë shtuar nga viti në vit dhe dhe janë dhënë subvencione për mësuesit në krahinat e varfra fshatare."

Zv-drejtori i Drejtorisë së Shkencë-Edukimit e të Kulturës të Ministrisë së Financave të Kinës Lv Jianping u shpreh se vitet fundit, qeveria qendrore ka shtuar fonde në fushën arsimore, veçanërisht pagat vjetore të mësuesve janë shtuar me 50% për shumë vjetë me radhë.

"Plani i vendeve të mësuesve" është një politikë e posaçme për arsimin e detyrueshëm në fshatrat në krahinat perëndimore të Kinës. Nëpërmjet punësimit të të diplomuarve të shkollave të larta, zgjidhet problemi i mungesës së mësuesve në fshatrat në krahinat perëndimore. Ai shtoi se në të ardhmen, organet arsimore të Kinës do të përsosin më tej shpërndarjen e burimeve të mësuesve për të shtuar më shumë mësues në zonat rurale.

Krahas këtyre, qeveria qendrore u ka ofruar subvencione mësuesve në fshatra për të përmirësuar jetesën e tyre. Nga viti 2013 deri në vitin 2019, subvencionet kanë arritur në 19 miliardë e 820 milionë juanë, çdo vit rreth 1 milion e 270 mijë mësues në zonat rurale mund të gëzojnë nga kjo politikë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore