Kryeministri grek vlerëson bashkëpunimin me Kinën

2019-09-10 10:42:44 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vlerësuar bashkëpunimin e vendit të tij me Kinën ndërsa ripërsëriti përpjekjet për rindërtimin e vendit.

Ai tha se gjatë krizës 10-vjeçare të borxhit, projekti i Kompanisë së Transportit Oqeanik të Kinës në portin e Pireut pritet të krijojë pasuri të reja për t'u shpërndarë tek qytetarët që vuajtën nga politika shtrënguese e kursimit.

Ai shtoi se investimet e përgjithshme të këtij projekti arritën në rreth 800 milionë euro duke krijuar 3000 vende pune.

Mitsotakis nënvizoi se qeveria greke planifikon të hapë programe në gjuhën angleze në disa universitete greke për të tërhequr më shumë studentë kinezë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore