Nga italianët e deri tek bjellorusët, mbi 43 mijë turistë në muzetë e Beratit

2019-09-09 09:12:54 CRI Komenti juaj Printoni

Jo vetëm vija bregdetare po preferohet nga turistët e huaj gjatë pushimeve verore, por edhe muzetë e vendit po ngjallin interes të lartë nga italianët e deri tek bjellorusët, numri i të cilëve po vjen në rritje.

Muzeu Ikonografik Onufri dhe Muzeu Etnografik ka qenë destinacioni i preferuar për vizitorët e huaj në muajit Gusht 2019.

Sipas statistikave të dy muzetë gjatë këtij muaji janë vizituar kryesisht nga turistë italianë, francezë, gjermanë, polakë, spanjollë, austriakë, hungarezë, izraelitë, rus, amerikanë, sllovenë, holandezë, bullgarë, anglezë, japonezë dhe bjellorusë.

Krahasuar me periudhën Janar – Gusht të vitit të kaluar, në 2019 vizitorët e shumtë arritën në shifrën 43954 që shënon gati një rritje prej 4354 vizitorësh. Fluksi i turistëve në Muzeun Kombëtar Ikonografik Onufri dhe Muzeun Kombëtar Etnografik, vijon edhe në ditët e para të muajit shtator.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore