Irani shpall nisjen e centrifugave të reja

2019-09-09 10:19:16 CRI Komenti juaj Printoni
Të shtunën paradite, zëdhënësi i Agjencisë Bërthamore të Iranit Behruz Kamalvandi zhvilloi një konferencë shtypi në Teheran ku shtjelloi hollësisht masat e hapit të tretë të Iranit për pakësimin e zbatimit të premtimeve në marrëveshjen bërthamore.

Behruz Kamalvandi u shpreh se Irani ka nisur 40 centrifuga (pajisje që pasuron uraniumin) më të përparuara për studime e zhvillim. Ai theksoi se cilësia e këtyre centrifugave është shumë më e mirë se të mëparshmet e përdorura nga Irani.

"Kapaciteti i këtyre centrifugave të reja është disa herë më i lartë se pajisjet e instaluara. Kjo do të thotë se do të shtohen qindra madje më se 1000 pajisje për të shtuar stoqet e uraniumit të pasuruar. Nisja e centrifugave të reja u realizua të shtunën sipas shpalljes nga Agjencia Bërthamore e Iranit. Nga tani, kontigjenti i ri i centrifugave do të përdoren për shtimin e uraniumit të pasuruar."

Që nga 8 maji i këtij viti, Irani ka marrë dy raunde masa për zvogëlimin e angazhimit në marrëveshjen bërthamore duke përfshirë shtimin e rezervës së uraniumit të pasuruar mbi kufirin 300 kilogramë të përcaktuar në marrëveshjen bërthamore dhe tejkalimin e kufizimit të vendosur nga marrëveshja për uranium të pasuruar në nivelin 3.67%.

Me këtë hap të tretë të masave, Irani ka ndaluar zbatimin e gjysmës së zotimeve në marrëveshjen bërthamore.

Pas kësaj, përfaqësuesi rus në Agjencinë Bërthamore Ndërkombëtare u shpreh se nuk duhet të shqetësohemi së tepërmi për aktin e shtimit të centrifugave të reja nga Irani, sepse këto masa mund të anulohen dhe nuk kanë rrezikun e përhapjes bërthamore.

Por, Britania shprehu kundërshtim të fortë për këtë, ndërsa Franca u shpreh se do të vazhdojë ta nxitë Iranin të zbatojnë në mënyrë të gjithanshme marrëveshjen bërthamore. SHBA-ja u shpreh se veprimet e Iranit nuk janë të habitshme, pasi Irani e ka shkelur gjithmonë marrëveshjen bërthamore. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore