Përfundojnë provat e para të festimeve të Ditës Kombëtare në Pekin

2019-09-09 11:39:14 CRI Komenti juaj Printoni

Provat e para për festimet e ardhshme të Ditës Kombëtare përfunduan mëngjesin e së dielës në Pekin, rreth tre javë para trokitjes së 70-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës më 1 tetor.

Provat nisën nga ora 11 e natës të së shtunës deri herët në mëngjesin e së dielës në Sheshin Tian'anmen në qendër të Pekinit. Në këto prova morën pjesë dhe ndihmuan rreth 90 mijë vetë.

Në këtë provë morën pjesë gjashtë pjesë të festimeve, përfshi një paradë madhështore ushtarake dhe shfaqje masive, si dhe testimi në vend i sistemit të kontrollit të shfaqjes së fishekzjarreve.

Provat u organizuan mirë dhe arritën rezultatet e pritura.

Autoritetet e Pekinit falenderuan banorët për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre për këto prova.

Mrekulli
Lajmet Kryesore