Nënë Tereza, simboli shqiptar dhe botëror i solidaritetit njerëzor

2019-09-06 09:36:43 CRI Komenti juaj Printoni

 

Si dje tre vite më parë, më 5 shtator 2016, botës iu shtua një shenjtor, ajo është Nënë Tereza, sot Shenjta Terezë.

Dje ishte dita e shenjtërimit të saj, ku në një ceremoni madhështore në Sheshin "Shën Pjetri" në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997.

"Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës.", janë fjalët e thëna nga Nënë Tereza, që jetën e saj ia përkushtoi të varfërve.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, lindi me 1910 nga prindër shqiptarë. Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u dorëzua murgeshë.

Liderë nga e gjithë bota e kanë vizituar atë. Ish-kryeministri i Indisë, Indira Gandi, pas takimit u shpreh se: "Të takosh Nënë Terezën do të thotë të përjetosh ndjenjën e inferioritetit dhe atë të pushtetit të madh të mirësisë dhe të fuqisë së dashurisë". (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore