Rriten me 1.6 miliardë lekë të ardhurat në muajin gusht

2019-09-05 09:01:00 CRI Komenti juaj Printoni

"Të ardhurat e muajit gusht u rritën me rreth 4.7 % ose rreth 1.6 miliardë lekë më shumë, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar", – deklaroi ditët e fundit ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj.

Bashkë me drejtuesit e Tatimeve dhe Doganave, Denaj doli në një konferencë për shtyp, ku u ndal te rezultatet e zbatimit të masave të luftës ndaj informalitetit për muajin gusht nga administratat fiskale.

Denaj tha se "muaji gusht u karakterizua me përshkallëzim të masave duke mbajtur fokusin tek tatimpaguesit e mëdhenj dhe duke proceduar deri në bllokim të aktivitetit të bizneseve".

"Ndër rezultatet e para që dua të ndaj me ju, është realizimi 100% i planit të muajit gusht të të ardhurave nga tatimet, doganat dhe kontributet, së bashku", – tha ajo.

Ndërsa për periudhën 8-mujore, Denaj tha se "të ardhurat u rritën rreth 3.8 % krahasuar me një vit më parë ose rreth 9.7 miliardë lekë më shumë se viti i kaluar". (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore