Greva në Itali, anulime e vonesa të fluturimeve edhe nga Rinasi më 6 shtator

2019-09-04 09:45:58 CRI Komenti juaj Printoni

Për pasagjerët që do do të fluturojnë drejt Italisë më datën 6 shtator do ketë anulime dhe vonesa të fluturimeve.

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, i bën apel gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë në datën 6 shtator 2019 nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një grevë që pritet të jetë 24-orëshe, do të ketë anulime dhe vonesa të fluturimeve.

Vonesat dhe anulimet vijnë si pasojë e një greve të përgjithshme të transportit kombëtar në Itali.

"Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë në datën 6 shtator të kontrollojnë dhe të komunikojmë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit për t'u njohur nëse afektohet fluturimi juaj", thuhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore