Futboll, Virgil van Dijk fiton çmimin e Lojtarit të Vitit të UEFA-s

2019-08-30 10:08:50 CRI Komenti juaj Printoni

Mbrojtësi i "Liverpulit" Virgil van Dijk mposhti Cristiano Ronaldo-n dhe Lionel Messi-n, duke marrë çmimin e Lojtarit të Vitit të UEFA-s.

Van Dijk triumfoi falë një sezoni të mrekullueshëm, duke e ndihmuar ekipin e tij të marrë trofeun e 6-të në Ligën e Kampioneve në muajin qershor.

Ai është mbrojtësi i parë që e fiton këtë çmim, që ka filluar të jepet në vitin 2011. Në 5 ndër 8 herët e fundit, Ronaldo e Messi e kanë marrë këtë çmim.

"Fantastike. Ka qenë një vit i madh dhe vlerësimi i asaj që kemi arritur vitin e kaluar, është i jashtëzakonshëm. Është një çmim për të gjithë në 'Melwood', në 'Liverpul', dhe ata që më kanë ndihmuar gjatë gjithë rrugës," tha Van Dijk.

Lionel Messi fitoi çmimin e sulmuesit të sezonit të FIFA-s dhe Alisson i "Liverpuli" atë të portierit të vitit.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore