Kina mbizotëron në garat e sporteve dimërore në Zelandën e Re

2019-08-29 09:53:18 CRI Komenti juaj Printoni

Në sportet dimërore, sportistët kinezë dominuan në garat e gjysmëtubit në një veprimtari të hapjes së sezonit në Zelandën e Re.

Eileen Gu, e cila kohët e fundit mori nënshtetësinë kineze, triumfoi në finalen e skive të lira në gjysmëtub për femra.

15-vjeçarja Gu, e lindur në ShBA, vendosi të garojë për Kinën në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022:

"Është thjesht ski. Kjo është ajo që dua të bëj dhe mendoj se, pa marrë parasysh se për cilin vend konkurroj, dua t'i mbledh njerëzit dhe t'i bashkoj ata në gëzimin e sportit. Po, për mua është njësoj."

Për meshkuj, Mao Bingqiang i Kinës përfundoi përpara amerikanëve Cassidy Jarrell dhe Jaxin Hoerter duke fituar titullin.

Hoerter kryesoi në dy raundet e para, por Mao siguroi epërsinë në raundin e tretë.

Kina gjithashtu bëri të vetat dy tituj në snoubordin në gjysmëtub.

Zhang Yiwei fitoi për meshkuj me 91 pikë:

"Fokusi im në të vërtetë është stërvitja në Zelandën e Re. Marrja pjesë në një garë sot më ndihmon të ndiej atmosferën e garave. Jam i lumtur që fitova. Do të vazhdoj të stërvitem këtu në 30 ditët në vijim që të përgatitem për lojërat e ardhme."

Për femra, fitueset që u ngjitën në podium ishin nga Kina.

Cai Xuetong përfundoi para shoqeve të saj të skuadrës Wu Shaotong dhe Qiu Leng, duke fituar titullin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore