Largimi i ndërmarrjeve amerikane nga Kina është veprim detyrues i palës amerikane

2019-08-26 10:55:32 CRI Komenti juaj Printoni

Lidhur me shtimin 10 % nga pala amerikane të tarifave për produktet kineze me vlerë 300 miliardë dollarë, pala kineze ka qenë e detyruar të zbatojë ditët e fundit masa kundërpërgjigjëse. Për këtë aryse, pala amerikane urdhëroi disa kompani amerikane të largohen menjëherë nga Kina dhe të gjejnë alternativa të tjera ose të prodhojnë në ShBA. Kjo ka shkelur rregullat e ekonomisë së tregut dhe është kundërshtuar nga qarqet ekonomike amerikane.

Tani ekonomia botërore është në ndryshim dhe ka formuar rrjetin e madh e të stabilizuar global të zinxhirit të vlerës, zinxhirit të furnizimit dhe zinxhirit industrial nëpërmjet ndarjes së tregut dhe bashkëpunimit.

Federata e Shitjeve me Pakicë e ShBA-së publikoi një deklaratë ditët e fundit, ku theksoi se "kërkimi i burimeve alternative është një proces i gjatë e me kosto të lartë" dhe se "nuk ka mundësi që shitësit amerikanë me pakicë të largohen nga ekonomia e dytë e botës. Bizneset tona në Kinë mund të na ndihmojnë të kontaktojmë me klientët kinezë dhe të zgjerojmë tregun jashtë ShBA-së, gjë që nga ana e saj mund të sjellë më shumë raste për punëtorët, ndërmarrjet dhe konsumatorët amerikanë." Dhoma Kombëtare e Tregtisë e ShBA-së u shpreh gjithashtu se investimet e kompanive amerikane në Kinë janë me përfitime për popujt e dy vendeve, duke shprehur shpresën se Kina dhe ShBA-ja do t'i rikthehen dialogut. Sipas gazetës "The Wall Street Journal", disa prodhues globalë, që duan të largohen nga tregu kinez, zbuluan se vendet e tjera, si Vietnami, nuk kanë kushte si ato të Kinës dhe nuk është e mundshme që ata ta zhvendosin bazën e prodhimit nga Kina.

Tani ekonomia kineze po zhvillohet në drejtimin me cilësi të lartë dhe pozicioni i saj në zinxhirin global industrial dhe atë të vlerës është ngjitur. Disa sektorë me intensitet të lartë të punës fizike janë zhvendosur jashtë Kinës, gjë që përputhet me rregullin e shndërrimit industrial global. Me rritjen e nivelit të ekonomisë kineze dhe shpalljen e vazhdueshme të politikave të Reformës dhe Hapjes, edhe forca e përgjithshme konkurruese për të tërhequr investimet e huaja ka epërsi të madhe.

Së pari, Kina ka një supertreg me popullsinë e vet prej afro 1.4 miliardë banorësh, një shtresë të mesme në rritje dhe forcë punë me cilësi të lartë, si edhe infrastrukturë moderne. Të gjitha këto i kanë dhënë një energji të veçantë tregut kinez dhe kanë krijuar shumë përfitime për kompanitë ndërkombëtare. Sipas raportit studimor të "Goldman Sachs" të vitit 2018, nëse kompania "Apple" e zhvendos procesin e vet të prodhimit e të montimit nga Kina në ShBA, kostoja e prodhimit do të shtohet 37%.

Së dyti, përballë proteksionizmit, pala kineze ka ulur ndjeshëm pragun e hyrjes së investimeve të huaja dhe ka nxitur shpejtësinë e hapjes së sektorëve të shërbimeve e të financës, si edhe ka forcuar mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Banka Botërore raportoi se vitin e kaluar, mjedisi i biznesit të Kinës zinte vendin e 32-të në botë dhe Kina është bërë një ndër ekonomitë me përparimet më të mëdha në botë.

Prandaj, në sfondin e uljes së investimeve të drejtpërdrejta të huaja në botë për të tretin vit radhas, në 7 muajt e parë të sivjetshëm numri i ndërmarrjeve të huaja u shtua me mbi 24 mijë dhe vlera e përdorimit të investimeve të huaja arriti 533.14 miliardë dollarë, duke u rritur 7.3%.

Siç është theksuar, zhvendosja e sektorit të prodhimit të ShBA-së jashtë vendit dhe deficiti i lartë tregtar janë probleme të vetë ekomonisë amerikane dhe shtimi i tarifave e ushtrimi i trysnisë ekstreme nuk mund t'i trajtojë këto probleme. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore