MJK-ja: ShBA-ja duhet të anulojë menjëherë planin e shitjes së armëve Tajvanit

2019-08-20 11:39:36 CRI Komenti juaj Printoni

Kina i bëri thirrje ShBA-së të ndalojë shitjen e planifikuar të armëve Tajvanit dhe të ndërpresë kontaktet ushtarake me ishullin.

Duke folur lidhur me shitjen e planifikuar të avionëve luftarakë F-16V me vlerë 8 miliardë dollarë Tajvanit, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Geng Shuang u shpreh:

"Kohët e fundit qeveria kineze i ka shprehur disa herë protestën e vet serioze palës amerikane. Unë ritheksoj se shitja e armëve amerikane Tajvanit shkel rëndë parimin e 'Një Kine' dhe tre komunikatat e përbashkëta mes Kinës dhe ShBA-së, veçanërisht Komunikatën e 18 gushtit."

Geng Shuang-u shtoi se pala kineze do to marrë masat e nevojshme për të mbrojtur interesat e saj sipas zhvillimit të kësaj çështjeje. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore