Ekspertët: Disa media kanë standard të dyfishtë për trazirat në Hong-Kong

2019-08-20 11:32:36 CRI Komenti juaj Printoni

Ekspertët thonë se disa media përdorin standarde të dyfishta në njoftimet prej tyre të trazirave në Hong-Kong dhe se publiku duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë.

Disa media i kanë vlerësuar shkaktarët e trazirave, duke i cilësuar ata si të ashtuquajtur "luftëtarë pro demokracisë".

Wang Cong, reporter i gazetës "Global Times" me qendër në Pekin, shprehet:

"Ata (disa media perëndimore dhe disa media të Hong-Kongut) i kanë përshkruar këta protestues si pro demokracisë. Ju ende e shihni këtë në tituj. Por kur e sheh realisht, kjo nuk është pro demokracisë, kjo është antiqeveritare, kjo është trazirë e dhunshme."

Themeluesi i "Hao Capital" me zyra në Pekin dhe Hong-Kong Charles Liu u bën thirrje banorëve të Hong-Kongut që të integrohen me pjesën kontinentale dhe të sigurojnë përfitime nga Zona e Madhe e Gjirit:

"Hong-Kongu duhet të pranojë, së pari, se nuk është çështje po apo jo, por është një parim, është një fakt që Hong-Kongu është pjesë e Kinës; së dyti, që Hong-Kongu të ketë një të ardhme pa krijuar më probleme me turizmin, me të gjitha llojet e çështjeve shoqërore dhe ekonomike, duhet të integrohet në Zonën e Madhe të Gjirit."

Ekspertët thonë se paragjykimi i mediave zakonisht buron nga dallimet ideologjike dhe prirja drejt sensacionit dhe konfliktit në disa vende perëndimore, si Shtetet e Bashkuara.

Mrekulli
Lajmet Kryesore