Anija-cisternë iraniane largohet nga Gjibraltari

2019-08-19 19:04:28 CRI Komenti juaj Printoni

Anija-cisternë iraniane, që u bë objekt përballjeje midis Teheranit dhe Perëndimit, është larguar nga Gjibraltari.

Largimi u bë disa orë pasi Gjibraltari kundërshtoi një kërkesë të ShBA-së për të ndaluar më gjatë anijen.

Marina Mbretërore Britanike e ndaloi anijen në korrik, me dyshimin se po transportonte naftë në Siri, duke shkelur sanksionet e Bashkimit Evropian. Irani e ka mohuar akuzën.

Kjo shkaktoi një varg ngjarjesh që rritën tensionet në rrugët ndërkombëtare të transportit të naftës përmes Gjirit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore