Sondazhi: Dy të tretat e amerikanëve përkrahin tregtinë e lirë

2019-08-19 17:32:19 CRI Komenti juaj Printoni

Afro dy të tretat e amerikanëve përkrahin tregtinë e lirë, duke shënuar përqindjen më të lartë historike, sipas sondazhit më të fundit të publikuar të dielën nga rrjeti amerikan NBC dhe gazeta "The Wall Street Journal".

Sipas këtij sondazhi, 64 % e të anketuarve janë të mendimit se tregtia e lirë do ta hapë tregje të reja dhe do t'i sjellë përfitime ShBA-së, e cila s'mund të shmangë globalizimin ekonomik. Vetëm 27 % e të anketuarve janë të mendimit se tregtia e lirë dëmton industrinë e prodhimit dhe sektorët e tjerë kyçë të ShBA-së.

Sondazhi u zhvillua nga 10 deri më 14 gusht dhe në të morën pjesë 1000 veta. Me përshkallëzimin e mëtejshëm të fërkimeve ekonomiko-tregtare nga qeveria amerikane, qarqet e ndryshme amerikane kundërshtojnë më tej shtimin e tarifave dhe përkrahin tregtinë e lirë.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore