"FedEx"-i do të dënohet seriozisht për shkeljen e ligjit kinez

2019-08-19 11:42:04 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit, policia e qytetit Fuzhou të provincës Fujian të Kinës Juglindore u njoftua se një kompani e produkteve sportive mori një pako të dërguar nga një klient amerikan me anë të "FedEx"-it, ku kishte armë. Ky është veprim tjetër që ka shkelur rëndë ligjin e Kinës dhe organet përkatëse kineze filluan hetimin sipas ligjit ndaj "FedEx"-it. Pala kineze publikoi në kohë ecurinë e zhvillimit të hetimit, jo vetëm për të reaguar ndaj shqetësimit të publikimit, por edhe për të treguar vendosmërinë në garantimin e sigurisë dhe të të drejtave të publikut sipas ligjit.

Arma është objekt i rrezikshëm vdekjeprurës dhe Kina ka rregulla të rrepta lidhur me kontrollin e armëve. Sipas "Ligjit për administrimin e armëve të Republikës Popullore të Kinës", prodhimi, blerja ose shitja e armëve pa leje përbën vepër penale. Çdo kompani e postës së shpejtë dhe personat që merren me këtë punë duhet të respektojnë ligjin dhe rregullat përkatëse, të zbatojnë me seriozitet rregullat e kontrollimit të pakove, të pranimit të pakove me emrin e vërtetë të dërguesit dhe të kontrollit me skaner, duke mos u lënë asnjë mundësi shkelësve të ligjit, e sidomos nuk mund të bëhen vetë shkelës të ligjit dhe të kthehen në kanal transportimi të armëve të paligjshme.

"FedEx"-i e zhvillon biznesin e vet prej më shumë se 30 vjetësh në Kinë dhe natyrisht i njeh shumë mirë ligjin dhe rregullat e Kinës, dhe duhet respektojë rregullat e sektorit përkatës. Por që nga maji i këtij viti, kur qeveria amerikane e përfshiu "Huawei"-n në "Listën e entiteteve", "FedEx"-i herë pas herë e ka goditur "Huawei"-n. Prandaj, ka arsye të dyshohet që "FedEx"-i po përkrah të ashtuquajturin "juridiksion të krahut të gjatë" të qeverisë amerikane.

"FedEx"-i e shkeli prapë ligjin e Kinës në kohën kur organet përkatëse kineze ende po zhvillojnë hetim për të, duke transportuar armë të paligjshme në territorin e Kinës. Kjo tregon edhe një herë se "FedEx"-i, si gjigant i sektorit të postës së shpejtë, me veprimet e veta ka dëmtuar rëndë të drejtat e ligjshme të publikut kinez, duke shkelur ligjin e Kinës. Ky nuk është një gabim i rastit, po është një shkelje e qëllimshme. Kina është një shtet juridik dhe kështu asnjë kompani ose individ nuk ka të drejta jashtë ligjit. Aktualisht policia e qytetit Fuzhou ka bllokuar armën e transportuar nga "FedEx"-i dhe ka filluar hetimin. "FedEx""-i duhet të bashkëpunojë, të bëjë një reflektim të thellë dhe t'i japë publikut një shpjegim.

Kina ka një treg të madh të postës të shpejtë e një potencial të madh dhe i mirëpret vendet e ndryshme të bëjnë investime, por gjithçka me një kusht paraprak: respektimin e ligjeve kineze, të rregullave të tregut e frymës së kontratës. Tani Kina ka krijuar "Listën e entiteteve jo të besueshme" dhe do të marrë masat e duhura për ato ndërmarrje që përfshihen në këtë listë. Çdo veprim që shpërfill autoritetin e ligjit të Kinës do të ketë një kosto të lartë për ata që e kryejnë atë veprim. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore