Gove: "Brexit"-i pa marrëveshje, një "rrugë me gunga"

2019-08-19 11:30:24 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri britanik i ngarkuar për bashkërendimin e planit për një "Brexit" pa marrëveshje Michael Gove u shpreh se Mbretëria e Bashkuar do të përshkojë një "rrugë me gunga" po të largohet nga BE-ja pa marrëveshje.

Media ka raportuar se në disa dokumente të fshehta zyrtare të bëra publike thuhet se Britania do të përballet me mungesën e karburantit, ushqimit dhe barnave nëse "divorcohet" me Unionin pa një marrëveshje kalimtare.

Njoftohet njëkohësisht se Zyra e Kabinetit e qeverisë britanike ka bërë përgatitje për të ashtuquajturat "pasgoditje" të një "Brexit"-i pa marrëveshje, por jo për të përballuar situatën më të keqe.

Ministri Gove e kundërshtoi këtë, duke theksuar se qeveria ka bërë planifikim për të përballuar situatën më të keqe dhe këto përgatitje janë përshpejtuar në tre javët e kaluara.

Lidhur me publikimin e dokumenteve sekrete, zyra e kryeministrit Boris Johnson nuk ka pranuar ta komentojë.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore