Kinë: Shitjet me pakicë në internet, shtim 17.8% në gjysmëvitin e parë

2019-08-19 11:15:54 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Kinë u regjistruan 4.8 trilionë juanë shitje me pakicë në internet në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, 17.8 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke përbërë 20 % të vëllimit të përgjithshëm të shitjes me pakicë të mallrave të konsumit.

Shitjet me pakicë të tipit "biznes me konsumator" (B2C) zunë afro 76 % të tregut të shitjes me pakicë në internet.

Shitja e mallrave të konsumit, përfshirë artikujt e kozmetikës dhe produktet shëndetësore, pati një rritje të shpejtë prej 30% në krahasim me gjysmën e parë të vitit të kaluar. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore