Kina do ta kthejë Shenzhen-in në një zonë demonstruese socialiste

2019-08-19 11:10:50 CRI Komenti juaj Printoni

Një udhëzues lidhur me zhvillimin e Shenzhen-it bën të ditur se deri në mes të këtij shekulli, Kina synon ta kthejë këtë qytet jugor në një qytet model global që është konkurrues, inovativ dhe ndikues.

Në udhëzues thuhet se, deri në vitin 2025, Shenzhen-i duhet të jetë një qytet modern ndërkombëtar në pararojë të qyteteve në të gjithë botën, për fuqinë e tij ekonomike dhe cilësinë e zhvillimit.

Deri në vitin 2035, Shenzhen-i duhet të jetë një model i zhvillimit me cilësi të lartë të Kinës, si dhe një qendër e inovacionit, sipërmarrjes dhe krijueshmërisë me ndikim ndërkombëtar.

Plani është publikuar nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës dhe Këshilli i Shtetit. Ai përfshin një zonë demonstruese pilot për zhvillimin e socializmit me karakteristika kineze.

Ndërtimi i zonës së demonstrimit do të ndihmojë në thellimin e reformës dhe zgjerimin e hapjes së vendit, si edhe

në zhvillimin e Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao dhe realizimin e ëndrrës kineze për përtëritjes kombëtare.

Udhëzuesi thotë se zona e demonstrimit pilot do të ndihmojë në pasurimin e praktikës së parimit "Një vend, dy sisteme". (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore