Nis ndërtimi i seksionit në Hebei të autostradës Pekin-Xiong'an

2019-08-19 11:04:31 CRI Komenti juaj Printoni

Ka nisur ndërtimi i pjesës në provincën Hebei të autostradës Pekin-Xiong'an, që do të lidhë qytetin Zhuozhou me autostradën Rongcheng-Wuhan. Kjo pjesë e autostradës pritet të ofrojë një kanal më të përshtatshëm rrugor midis qendrës së Pekinit dhe Zonës së Re Xiong'an.

Projekti parashikon ndërtimin edhe të dy stacioneve të shërbimit dhe 44 urave të reja.

Seksioni në Hebei i autostradës Pekin-Xiong'an, rreth 75 kilometra i gjatë, përfshin 69.5 kilometra rrugë kryesore dhe një degë veriore prej 5.6 kilometrash.

Faza e parë e ndërtimit do të përfundojë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore