Libri i bardhë mbi arsimin e përgatitjen profesionale në Xinjiang

2019-08-17 11:48:34 CRI Komenti juaj Printoni

Kina publikoi të premten një libër të bardhë për arsimin e përgatitjen profesionale në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit. Në këtë libër shpjegohen arsyeja e krijimit të qendrës për arsimin e përgatitjen profesionale, përmbajtja e programeve të mësimdhënies, rezultatet etj. Ky dokument kundërshton gënjeshtrat e Perëndimit për punët e arsimit dhe të përgatitjes profesionale dhe tregon se Perëndimi dëshiron të ndërhyjë me standarde të dyfishta në punët e brendshme të Kinës me pretekstin e "të drejtave të njeriut".

Xinjiang-u është fushëbeteja kryesore e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Sipas statistikave, nga viti 1990 deri në vitin 2016, forcat separatiste etnike, forcat fetare ekstremiste dhe forcat e dhunshme terroriste kanë planifikuar dhe zhvilluar mijëra incidente të dhunshme terroriste në Xinjiang, që goditën stabilitetin shoqëror dhe zhvillimin ekonomik të rajonit. Çdo qeveri e përgjegjshme duhet ta trajtojë këtë gjë, për të ruajtur stabilitetin e për të kundërshtuar terrorizmin.

Sipas librit të bardhë, qendra për arsimin e përgatitjen profesionale në Xinjiang është shkollë dhe jo burg, siç thotë Perëndimi. Qendra zhvillon përgatitje profesionale falas. Kështu, nxënësit mund të largohen nga terrorizmi dhe të zotërojnë aftësi profesionale.

Qendra për arsimin e përgatitjen profesionale nuk synon "të zhdukë kulturën" e pakicave kombëtare. Standardi i regjistrimit të nxënësve në qendër është pjesëmarrja apo jo e tyre në veprimet terroriste, ekstremiste fetare ose kriminale, pa lidhje me rajonin, kombësinë ose fenë.

Qendra për arsimin e përgatitjen profesionale nuk kundërshton Islamin etj. Ligji i Kinës ndalon veprimet e diskriminimit mbi bazë rajoni, kombësie ose feje. Qendra nuk lejon që nxënësit të organizojnë dhe të marrin pjesë në aktivitete fetare, por ata mund t`i zhvillojnë këto aktivitete në shtëpi, që tregon se liria fetare e nxënësve respektohet. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore