Ekonomia e Hong-Kongut është ndikuar nga demonstratat

2019-08-17 11:15:01 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut publikoi të premten "Raportin ekonomik për 6-mujorin e parë të vitit 2019". Sipas raportit, ekonomia e Hong-Kongut vazhdon të përballet me presionin e uljes. Ekonomia në 3-mujorin e dytë të këtij viti u rrit 0.5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa shifra në 3 muajt e parë ishte 0.6%. Sipas raportit, demostratat në përmasa të mëdha nga qershor ndikuan në veprimtarinë ekonomike, sidomos në shitjet me pakicë dhe sektorin ushqimor, duke prekur edhe mjedisin e biznesit të Hong-Kongut.

Këshilltari i qeverisë së Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut Andrew Au tha në një konferencë shtypi të organizuar të premten se, nga keqësimi i situatës ekonomike dhe elemente të tjera të pafavorshme, kërkesa e brendshme në Hong-Kong kanë të dobët në 3-mujorin e dytë të këtij viti.

"Demonstratat në përmasa të mëdha nga qershori kanë pasur ndikim në veprimtarinë ekonomike lokale, sidomos në shitjen me pakicë dhe sektorin ushqimor. Këto demonstrata kanë ndikuar edhe në konsumin dhe mjedisin e biznesit. Shitjet me pakicë në qeshor u ulën 7.6%. Qarqet e shitjes me pakicë u shprehën se, në muaj të fundit, shitjet me pakicë u ulën shumë dhe ka mundësi që rënia të jetë në shifra dyshifrore."

Andrew Au tha se në mesin e korrikut, FMN-ja u uli parashikimin e rritjes ekonomike globale deri në 3.2% hera e 4-t e uljes së parashikimit të rritjes, që tregon se ekonomia globale është në gjendjen më të keqe që nga viti 2009. Andrew Au tha gjithashtu se masat tarifore të ShBA-së patjetër do të shtojë paqartësinë e ekonomisë globale. Në këtë situatë, eksporti i Hong-Kongut do të jetë i dobët dhe ka mundësi të ulet. Konsumi privat dhe investimet do të vazhdojnë të ndikohen nga perspektiva e keqe e ekonomisë. Mund të themi se tani Hong-Kongu po goditet nga dobësimi i eksportit dhe ulja e kërkesës së brendshme.

Sipas statistikave, në fillimin e gushtit, numri i turistëve në Hong-Kong u ul mbi 30%. Andrew Au mendon se kjo është një goditje e madhe për industrinë turistike dhe konsumin në Hong-Kong, sepse industria turistike zë 3.6% të GDP-së. Nëse industria turistike dëmtohet, do të ndikojë dukshëm GDP.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore