OKB-ja: Policia e Hong-Kongut përballet me sfida

2019-08-17 10:21:56 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Komisionares së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut Rupert Colville u shpreh të premten në Gjenevë se policia e Hong-Kongut përballet me sfida dhe shumë policë hongkongas janë plagosur.

Në një konferencë shtypi të organizuar në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, Rupert Colville, zëdhënësi i Komisionares së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet, u shpreh: "Zyra e Komisionares së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut e di se policia e Hong-Kongut i ka kushtuar vëmendje deklaratës së bërë nga Zyra e Komisionares së Lartë, ku dënohen të gjithat veprimet e dhunshme. Policia e Hong-Kongut ka vendosur se do të zbatojë parimet e përdorimit të armëve. Njëkohësisht, duhet të pohojmë se policia e Hong-Kongut përballet me sfida dhe shumë policë të Hong-Kongut janë plagosur."

Policia e Hong-Kongut u shpreh më 15 gusht se nga 9 qershori deri tani, demonstratat radikale kanë shkaktuar plagosjen e 177 policëve, duke përfshirë 11 femra. Policët e djegur nga bombat "Molotov" po mjekohen në spital.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore