Hong-Kong, shpallen masa për mbështetjen e bizneseve dhe qytetarëve

2019-08-16 12:13:18 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtori i departamentit të financave të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut Chen Maobo zhvilloi të enjten një konferencë për shtyp, ku shpalli një sërë masash mbështetëse për ndërmarrjet dhe qytetarët e Hong-Kongut.

Chen tha që presioni i rënies mbi ekonominë e Hong-Kongut në tremujorin e dytë ishte i dukshëm dhe gjendja në të ardhmen e afërt pritet të jetë edhe më e rëndë. Ngjarjet e fundit shoqërore kanë goditur sektorët e shitjes me pakicë, kateringut dhe turizmit, duke goditur më tej ekonominë tashmë të dobët të rajonit dhe duke ndikuar në imazhin e Hong-Kongut në bashkësinë ndërkombëtare.

Lidhur me këtë, autoritetet e Hong-Kongut do të shpallin shtatë masa për të mbështetur bizneset dhe për të siguruar punësimin. Këto masa përfshijnë heqjen e tarifave qeveritare, zvogëlimin e disa qirave dhe tarifave të qeverisë, përmirësimin e skelave të largëta publike dhe nisjen e programeve të trajnimit.

Përveç tyre, autoritetet hongkongase kanë hartuar edhe shtata masa të tjera për të lehtësuar presionin e jetesës së njerëzve, duke përfshirë uljen e një pjese të pagesës së taksave, pagesat shtesë të sigurimeve shoqërore, subvencionet për nxënësit e shkollave fillore e të mesme dhe uljen e qirave e të pagesave për energjinë elektrike për njerëzit me të ardhura të ulëta.

Këto masa pritet të përfshijnë një vlerë rreth 19.1 miliardë dollarë hongkongas, të cilat do të nxisin rritjen ekonomike me rreth 0.3 pikë përqindjeje. Bashkë me masat e njëhershme të lehtësimit prej rreth 42.9 miliardë dollarësh hongkongas në projektbuxhetin e këtij viti, ato do t'i japin energji të re ekonomisë së Hong-Kongut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore