Ekspertët: Sundimi i ligjit konsolidon konsensusin shoqëror në Hong-Kong

2019-08-16 11:32:01 CRI Komenti juaj Printoni

Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës mbajti të enjten një konferencë, ku ekspertët shprehën mendimet e tyre lidhur me gjendjen e Hong-Kongut.

Ekspertët e pranishëm u shprehën se parimi "Një vend, dy sisteme" dhe Ligji Themelor janë baza e sundimit të ligjit në Hong-Kong. Përballë dhunës së rëndë dhe prishjes së rendit shoqëror, mënyra e vetme e zgjidhjes është rikthimi i sundimit të ligjit, forcimi i konsesusit mbështetur mbi sundimin e ligjit dhe mbrojtja e frymës së sundimit të ligjit.

Sipas ekspertëve, statusi i Hong-Kongut si qendër financiare mund të konsolidohet brenda strukturës së rendit të krijuar nga parimi "Një vend, dy sisteme" dhe Kushtetuta e Ligji Themelor.

Ata u bënë thirrje pjesëmarrësve në protestat dhe tubimet e paligjshme, veçanërisht të rinjve dhe studentëve, të mendojnë para se të veprojnë dhe ta dinë qartë se veprime të tilla kriminale dëmtojnë të ardhmen e tyre dhe të Hong-Kongut. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore