Kinë, çmimi i banesave mbetet i qëndrueshëm në korrik

2019-08-16 11:23:58 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave tregojnë se në korrik çmimet e shtëpive në 70 qytete të mëdha kineze mbetën përgjithësisht të qëndrueshme, me një rritje të lehtë në qytetet e mëdha.

Në korrik, çmimet e banesave të reja në katër qytete të nivelit të parë - Pekin, Shangai, Shenzhen dhe Guangzhou - u rritën 0.3 për qind krahasuar me një muaj më parë.

Krahasuar me vitin e kaluar, si çmimet e shtëpive të reja, ashtu edhe të atyre të rishitura, regjistruan rritje në shumicën e qyteteve kineze, veçanërisht në qytetet e nivelit të dytë dhe të tretë.

Çmimet e shtëpive të reja në katër qytetet e nivelit të parë u rritën 4.3 për qind në korrik, në qytetet e nivelit të dytë 10.7 për qind dhe të nivelit të tretë 10.2 për qind.

Mrekulli
Lajmet Kryesore