Vlera e shitjeve të kompanisë "Alibaba" rritet 42%

2019-08-16 11:21:31 CRI Komenti juaj Printoni

Kompania "Alibaba" ka raportuar një rritje 42 % të shitjeve dhe më shumë se dyfish të fitimeve në tremujorin e vet të fundit.

Raporti tremujor është i fundit para se themeluesi miliarder i "Alibaba"-s Jack Ma të largohet si kryetar i saj muajin tjetër.

Vlera e shitjeve të "Alibaba"-s arriti në 115 miliardë juanë në tremujorin e parë fiskal të saj, që u mbyll në 30 qershor. Të ardhurat në biznesin kryesor të kompanisë, tregtinë elektronike, u rritën 44 %, duke arritur në 100 miliardë juanë.

Raporti vëren se numri i përdoruesve vjetorë aktivë të shërbimeve të kompanisë në tregun e shitjeve me pakicë të Kinës ishte 670 milionë.

Aksionet e kompanisë në Bursën e Nju-Jorkut u rritën 3 %, duke kapur vlerën 167 dollarë, pas publikimit të lajmit. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore