Hong-Kong, policia arreston pesë të dyshuar për fyerjen e flamurit

2019-08-16 14:23:47 CRI Komenti juaj Printoni

Policia hongkongase bëri të ditur të premten se ka arrestuar pesë të dyshuar si të përfshirë në fyerjen e flamurit kombëtar kinez.

Siç mësohet, të mërkurën e të enjten, policia ka arrestuar në Mong Kok, Ma On Shan, Sham Shui Po, Ngau Tau Kok dhe Wong Tai Sin katër meshkuj dhe një femër të moshës 20-22 vjeçe.

Policia ka konfiskuar sendet e tyre, si kompjutera, telefona dhe veshje, për të bërë hetime të mëtejshme.

Më 3 dhe 5 gusht, ekstremistët ulën flamurin kombëtar të Kinës që varej në skelën "Star Ferry" në qendrën e Hong-Kongut, duke e hedhur në det.

Sipas "Rregullores së flamurit dhe stemës kombëtare" të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, çdokush që djeg, dëmton, njollos ose shkel flamurin ose stemën kombëtare, kryen vepër penale dhe, nëse shpallet fajtor, dënohet me gjobë të kategorisë 5 dhe burgim për tre vjet.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore