Kina publikon librin e bardhë për arsimin dhe përgatitjen profesionale në Xinjiang

2019-08-16 14:22:51 CRI Komenti juaj Printoni

Kina publikoi të premten një libër të bardhë për arsimin e përgatitjen profesionale në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit.

Në këtë dokument të publikuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit, theksohet se terrorizmi dhe ekstremizmi janë armiqtë e përbashkët të njerëzimit dhe lufta kundër tyre është përgjegjësi e përbashkët e bashkësisë ndërkombëtare.

Është një detyrë themelore e çdo qeverie të përgjegjshme që, duke vepruar në bazë të parimeve themelore, të heqë "tumorin malinj" të terrorizmit e ekstremizmit që kërcënon jetën dhe sigurinë e njerëzve, të mbrojë dinjitetin dhe vlerat njerëzore, si edhe të drejtat e jetës, shëndetit e të zhvillimit të njerëzve, dhe të sigurojë që ata të gëzojnë një mjedis shoqëror paqësor e harmonik, sipas dokumentit.

Libri i bardhë përmban gjashtë kapituj: nevoja urgjente për arsim dhe përgatitje profesionale, arsimi dhe përgatitja profesionale të bazuar në ligj, përmbajtja e arsimit dhe përgatitjes profesionale, mbrojtja e të drejtave themelore të kursantëve, rezultatet e jashtëzakonshme në arsimin e përgatitjen profesionale dhe përvoja në luftën ndaj ekstremizmit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore