Numri i kërkesave fillestare të papunësisë në ShBA u rrit javën e kaluar

2019-08-16 14:21:02 CRI Komenti juaj Printoni

Numri i kërkesave fillestare të papunësisë në Shtetet e Bashkuara u rrit javën e kaluar, sipas një raporti të publikuar nga Departamenti amerikan i Punës të enjten.

Në javën që u mbyll më 10 gusht, numri i atyre që paraqitën kërkesë për ndihmë papunësie në ShBA u rrit me 9000, duke arritur në 220 mijë, më shumë se parashikimi i ekonomistëve prej 214 mijë. Ndërkohë, një javë më parë shifra u rishikua me 2000, duke arritur nga 209 mijë në 211 mijë.

Raporti gjithashtu tregon se mesatarja e ndryshimit katërjavor të kërkesave fillestare të papunësisë, një metodë për të zgjidhur problemin e paqëndrueshmërisë së të dhënave, u rrit me 1000, duke arritur në 213 mijë e 750. Mesatarja e javës së kaluar u rishikua me 500, duke arritur në 212 mijë e 750.

Sidoqoftë, numri i kërkesave të papunësisë mbeti nën pragun 300 mijë, duke sinjalizuar një treg pune të shtrënguar në ShBA.

Në përgjithësi, në ShBA u shtuan 164 mijë vende pune në korrik dhe shkalla e papunësisë mbeti në 3.7 për qind, raportoi më 2 gusht Zyra e Statistikave të Punës e ShBA-së.

Mrekulli
Lajmet Kryesore