Rusia mbështet politikën e jashtme të pavarur të Venezuelës

2019-08-16 11:13:10 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu u shpreh të enjten se Rusia mbështet politikën e jashtme të pavarur të Venezuelës dhe marrjen prej saj të masave përballuese ndaj orvatjeve të ShBA-së për të përmbysur pushtetin e ligjshëm në këtë vend të Amerikës Latine.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur që Shoigu zhvilloi bisedime me ministrin e Mbrojtjes të Venezuelës Vladimir Padrino Lopez, që ndodhet në Moskë për vizitë.

Shoigu tha që Rusia po i kushton vëmendje nga afër gjendjes në Venezuelë dhe mendon që ShBA-ja po ushtron presion si kurrë më parë ndaj Venezuelës, me qëllim që të shkatërrojë qëndrueshmërinë e saj.

Ai u shpreh gjithashtu që vetëm populli venezuelas mund të vendosë për të ardhmen e vet dhe ndërhyrjet nga jashtë janë të papranueshme.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore