Ekonomia kineze mund t'i përballojë sfidat

2019-08-15 11:21:55 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave të publikuara më 14 gusht nga Zyra Kombëtare e Statistikave për ekonominë kineze gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, funksionimi i ekonomisë kineze është në një sferë të arsyeshme, duke ruajtur qendrueshmërinë dhe prirjen e zhvillimit të stabilizuar. Në kushtet kur ShBA-ja ka përshkallëzuar pandërprerë fërkimet tregtare dhe faktorët e paqartë të jashtëm janë shtuar, ekonomia kineze po tregon një vetëbesim të madh.

Një rezultat i tillë vjen nga masat efektive të qeverisë kineze. Për shembull, gjatë shtatë muajve të kaluar, import-eksporti i Kinës u rrit 4.2 %, duke treguar efektivitetin e masave të qeverisë kineze, si shumëllojshmëria e tregtisë, liberalizimi i tregtisë etj. Kështu, ndikimet negative të sjella nga fërkimet tregtare kino-amerikane janë mbajtur nën kontroll. Në shtatë muajt e parë të këtij viti, shfrytëzimi i investimeve të huaja nga Kina u shtua me 7.3%, nga të cilat shfrytëzimi i investimeve nga industria e teknologjisë së lartë u rrit me 43.1 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo tregon se mjedisi i biznesit të Kinës po përmirësohet më tej dhe mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektule po forcohet. Kina mbetet një destinacion i mirë për investitorët e huaj.

Tani rritja e ekonomisë kineze renditet në vendet e para ndër ekonomitë kryesore të botës dhe është ende motori më i fuqishëm i rritjes së ekonomisë botërore. Megjithëse, disa zëra janë shprehur negativisht për zhvillimin e Kinës, por paragjykimet e tyre janë kundërshtuar herë pas here nga faktet. Në listën e publikuar kohët e fundit nga revista prestigjioze "Furtune" të 500 kompanive më të fuqishme të botës, 129 janë nga Kina, duke kaluar për herë të parë ShBA-në. Mund të themi që forca konkurruese e Kinës po bëhet më e fuqishme dhe ky është rezultat i reformës së Kinës. Kjo përputhet me fjalët e mbi 200 sinologëve amerikanë të thëna në një letër publike, se kundërvënia e ShBA-në ndaj Kinës nuk mund të pengojë as zhvillimin e ekonomisë kineze, as zgjerimin e pjesës së kompanive kineze në tregun botëror dhe as rritjen e rolit të Kinës në çështjet ndërkombëtare.

Pavarësisht si të ndryshon mjedisi i jashtëm, Kina do të këmbëngulë në çështjet e veta, në zgjerimin dhe thellimin e Reformës e të Hapjes, dhe do të shtojë më tej fuqinë e vet. Ekonomia e Kinës do të lulëzojë përpara sfidave, derisa të realizohen përfitimet e ndërsjella me mbarë botën. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore