Patrullimi i dytë i përbashkët midis policëve kinezë e kroatë kurorëzohet me sukses

2019-08-15 10:38:42 CRI Komenti juaj Printoni

Policët kineze kanë përfunduar patrullimin e tyre gjatë sezonit turistik në Kroaci.

Patrullimi njëmujor u krye nga tetë policë kinezë dhe homologët e tyre kroatë në pikat turistike kryesore.

Në vitin 2017, autoritetet kroate dhe ato kineze nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunimin gjatë sezonit turistik. Vjet, gjashtë policë kinezë punuan një muaj në Kroaci.

Në gjysmën e parë të këtij viti, afro 180 mijë turistë kinezë vizituan Kroacinë, 41 për qind më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore