"Alibaba" kryeson listën e 100 kompanive kryesore kineze të internetit

2019-08-15 10:29:02 CRI Komenti juaj Printoni

 

Gjigandi i tregtisë elektronike "Alibaba" radhitet në vendin e parë të listës së 100 kompanive kryesore të internetit në Kinë, i ndjekur nga gjigantët e rrjeteve sociale "Tencent" dhe "Baidu".

Lista u publikua të mërkurën nga Shoqata e Internetit e Kinës dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Lista e 100 kompanive kryesore të internetit në Kinë mendohet se ka autoritetin dhe ndikimin më të madh në këtë fushë. Lista e këtij viti përfshin tregtinë elektronike, shërbimet e industrisë, lojërat në internet dhe transmetimin e vijueshëm të videove.

Sipas raportit, 100 kompanitë kanë kontribuar në teknologjitë thelbësore me risitë e tyre në teknologjinë 5G, inteligjencën artificiale, informatikën cloud dhe të dhënat e mëdha. Kompanitë kanë fituar gjithsej rreth 80 000 patenta, përfshirë gati 60 000 patenta shpikjesh.

Mrekulli
Lajmet Kryesore