Kryeministri grek kërkon më shumë bashkërendim të BE-së për luftimin e zjarreve

2019-08-15 10:24:22 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri grek Qiriakos Micotaqis ka bërë thirrje për më shumë bashkërendim evropian në luftën kundër zjarreve.

Një zjarr i madh shpërtheu të martën në ishullin Evia të Greqisë, i nxitur nga erërat e forta dhe temperaturat e larta.

Ndërkohë, fqinjët evropianë kanë bërë thirrje për ndihmë ndaj Greqisë.

Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall në rajonet e prekura të ishullit me pyje të dendur në lindje të Athinës.

Greqia shpesh përballet me zjarre gjatë muajve të thatë të verës dhe autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun e lartë të shpërthimit të zjarreve këtë javë. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore