Ish-kryeekzekutivi i Hong-Kongut dënon dhunën në aeroport

2019-08-15 10:21:13 CRI Komenti juaj Printoni

Ish-kryeekzekutivi i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut Leung Chun-ying ka dënuar veprimet e dhunshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong-Kong-ut.

Leung i bëri komentet pas protestave të paligjshme të hënën e të martën në aeroport, që ndikuan seriozisht në trafikun ajror.

"Incidenti ishte jashtëzakonisht i rëndë. Pa dyshim, sulmi ndaj aeroportit ishte aq serioz, sa të dënohet sipas ligjit të Hong-Kongut me burgim të përjetshëm. Edhe mbyllja e aeroportit për shkak të bllokimit nga protestuesit është gjithashtu një vepër jashtëzakonisht e rëndë," vërejti Leung.

Ai theksoi se Hong-Kongu është një rajon paqësor e mikpritës dhe se aeroporti ndërkombëtar u shërben udhëtarëve të huaj dhe banorëve të Hong-Kongut.

Leung vuri në dukje se është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se policia e Hong-Kongut është profesioniste dhe se kishte ushtruar përmbajtje maksimale.

Ish-kryeekzekutivi akuzoi gjithashtu disa politikanë perëndimorë dhe forca të jashtme se kanë bërë komente të padrejta dhe kanë zbatuar standarde të dyfishta mbi incidentet e fundit në Hong-Kong.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore