Aeroplanët luftarakë rusë largojnë aeroplanin e NATO-s nga avioni i ministrit të Mbrojtjes

2019-08-14 11:00:15 CRI Komenti juaj Printoni

Dy aeroplanë luftarakë rusë "Su-27" dëbuan një aeroplan të NATO-s, që u orvat t'i afrohej avionit ku ndodhej ministri i Mbrojtjes i Rusisë Sergei Shoigu.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se incidenti ndodhi mbi ujërat asnjanëse në detin Baltik të martën.

Shoigu po kthehej në Moskë nga Kaliningradi në bregdetin e Baltikut, ku ishte i pranishëm në një konkurs ndërkombëtar të trupave zbarkuese të sulmit amfib paraditen e së martës. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore