Johnson-i: Marrëveshja tregtare më e rëndësishme është ajo me BE-në

2019-08-14 10:56:17 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri britanik Boris Johnson thotë se marrëveshja më e rëndësishme e tregtisë së lirë që i nevojitet Britanisë është ajo me Bashkimin Europian.

"Unë dua të shoh tregti me fqinjët tanë europianë dhe me vendet në mbarë botën. Kemi mundësi fantastike për ta hapur atë. Faktikisht, tregu amerikan po rritet shpejt për Mbretërinë e Bashkuar, por ata ende ndalojnë hagisin (një gjellë skoceze) në ShBA," tha kreu i qeverisë së Britanisë.

Lidhur me marrëveshjen tregtare me ShBA-në, Johnson u shpreh se bisedimet do të jenë një "rënie në ujdi e vjetër dhe e vështirë".

Britania do të largohet nga BE-ja më 31 tetor, dhe Johnson-i tha se ai është i përgatitur për daljen nga Unioni me ose pa ndonjë marrëveshje. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore