Analistët: Inflacioni i konsumit në Kinë do të mbetet i ulët në gjysmën e dytë të vitit

2019-08-14 10:47:35 CRI Komenti juaj Printoni

Analistët parashikojnë se presioni i inflacionit në Kinë do të mbetet i butë në gjysmën e dytë të vitit, megjithëse çmimet e konsumit në vend u rritën muajin e kaluar.

Treguesi i Çmimeve të Konsumit (CPI) në korrik u rrit në nivelin më të lartë gjatë 17 muajve, duke arritur në 2.8 %, nga 2.7 % që ishte rritja në qershor.

Rritja u shkaktua kryesisht nga çmimet më të larta të ushqimit, pasi çmimi i derrit vazhdoi të rritej për shkak të etheve afrikane të derrit, ndërsa moti i pafavorshëm ndikoi në furnizimin me perime.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, shpërthimi i etheve afrikane të derrit është vënë nën kontroll dhe transporti ndërrajonal i derrave ka rifilluar gradualisht.

Objektivi i qeverisë është mbajtja e rritjes së Treguesit të Çmimit të Konsumit në afro 3 % sivjet. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore