Dy ilaçe eksperimentale, të efektshëm për trajtimin e ebolës në Kongo

2019-08-14 10:42:04 CRI Komenti juaj Printoni

OBSh-ja vlerësoi trajtimet "jetëshpëtuese" të ebolës, pasi dy nga katër ilaçet eksperimentale treguan që përqindja e mbijetesës arriti në 90 % në një provë klinike në Republikën Demokratike të Kongos.

Dy ilaçet eksperimentale i sjellin shkencëtarët një hap më afër shërimit të etheve hemorragjike vdekjeprurëse të ebolës.

Ilaçet tani do të ofrohen në 14 qendra trajtimi për të gjithë pacientët e infektuar me virusin në Kongo. Shpërthimi i tanishëm është i dyti për nga madhësia në histori dhe tani po hyn në vitin e dytë.

OBSh-ja thotë se përqindjet më të larta të mbijetesës janë kur pacientët marrin trajtim në tre ditët e para pas infektimit me virusin, me normën e vdekshmërisë që shkon nga 6 % në 11%.

Zëdhënësi i OBSh-së Christian Lindmeier thekson:

"Tashmë pas tre ditësh, është vonë, por ekziston një shifër për rezultatin mesatar. Por mbas nëntë, dhjetë ditësh ose më vonë, nuk ka specifikime. Të rëndësishme janë tre ditët e para, ku mund të shpëtohen jetë."

Ebola është përhapur në Kongon Lindore që nga gushti i vitit 2018, në një shpërthim që deri tani ka shkatuar të paktën 1 800 të vdekur.

Përpjekjet për ta kontrolluar atë janë penguar nga dhuna e milicive të ndryshme dhe njëfarë rezistence vendore ndaj ndihmës së jashtme.

Një shpërthim i gjerë i ebolës në Afrikën Perëndimore nga viti 2013 deri në 2016-n ka qenë më i madhi në botë, kur virusi u përhap në Guinea, Liberi e Sierra Leone dhe vrau më shumë se 11 300 njerëz.(Zhan Dian/Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore