Kryeministri italian Conte do të flasë në Senat për krizën e qeverisë

2019-08-14 09:32:53 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri italian Giuseppe Conte (Xhuzepe Konte) do t'i drejtohet Senatit për krizën politike që ka përfshirë qeverinë.

Vendimi pason paraqitjen e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë nga partnerja e koalicionit, "Lega" e ekstremit të djathtë.

Duke hedhur poshtë kërkesën e kreut të "Legës", njëkohësisht ministër i Brendshëm, Matteo Salvini, Senati votoi të mos mbajë një votim të menjëhershëm mosbesimi, por ta lejojë Conte-n të flasë më parë në dhomën e lartë të parlamentit.

Nga ana e tij, Matteo Salvini tha:

"Ju kërkuat diçka dhe të gjithë e morën për të mirëqenë që ne nuk do të thoshim 'po', kushedi prej çfare frike dhe prej çfarë llogaritjeje politike. Misioni u pranua. Sfida u pranua. Le të shkurtojmë, për herë të parë në histori, së bashku, 345 parlamentarë, dhe pastaj të votojmë të nesërmen. Nëse ju ('5 Yjet') jeni gati, edhe ne jemi gati".

Partitë e djathta përkrahin kërkesën e Salvinit për një debat të mërkurën, por Lëvizja "5 Yjet" në pushtet, e mbështetur nga parlamentarët e qendrës së majtë të opozitës, e ka hedhur poshtë një gjë të tillë.

Senati është mbledhur për të vendosur se kur do të zhvillojë një votim për mocionin e mosbesimit. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore