Kina u kërkon kongresistëve amerikanë të ndahen qartas nga ekstremistët e dhunshëm në Hong-Kong

2019-08-14 09:29:40 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët kinezë kanë denoncuar disa kongresmenë amerikanë për bërjen e akuzave të pabazuara kundër qeverisë qendrore dhe autoriteteve të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut.

Udhëheqësi i Senatit të ShBA-së Mitch McConnell dhe disa të tjerë janë shprehur se Pekini po cenon autonominë dhe lirinë e Hong-Kongut.

Në një deklaratë zyrtare të palës kineze thuhet se Kina kundërshton me forcë akuza të tilla dhe i nxit ata që i bëjnë këto akuza të ndahen prerë nga ekstremistët e dhunshëm në qytet dhe të ndalojnë përzierjen në punët e Hong-Kongut.

Një zëdhënës theksoi se parimet "Një vend, dy sisteme" dhe "Qeverisja e Hong-Kongut nga vetë hongkongasit" janë zbatuar me besnikëri që nga kthimi i Hong-Kongut në atdhe 22 vjet më parë. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore